fbpx

(UPDATE) Monstra: anulohet për më 9 janar

Me kërkesë të mbrojtjes që të akuzuarve tu lejohet të kenë qasje në materialet dëshmuese, Gjykata e anuloi seancën për rastin “Monstra” për më 9 janar mirëpo Gjykata vendosi që me 24 dhe 25 dhjetor do të bëhet shqyrtim mbi lëndët nga ana e të akuzuarve dhe avokatëve.

Në bankën e të akuzuarve në Gjykatë sot janë ulur të akuzuarit Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri, dhe Ramiz Fejdi të gjithë të akuzuar gjoja për “terrorizëm për vrasjen e pesë shkupjanëve tek Liqeni i Smillkovcit më 12 prill të këtij viti.

Gjykata pranoi që me kërkesë tëProkurorisë, për “terrorizëm në arrati t’u gjykohet Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit. Në Gjykatë, sot nuk erdhën familjet e pesë viktimave. Të gjithë ata, në Gjykatë i përfaqëson avokatja, Dafinka Ivanovska e cila foli për mediat dhe tha se duhet patur kujdes në marrjen e deklaratave dhe të kihet parasysh dhimbja e familjarëve të tyre.

“Un do ju kisha lutur që ta kuptoni dhembjen të cilën e kanë , mendojmë se nuk ka ekuivalent e cila mund të kompensojë dhimbjen e tyre, dhe për këtë shkak kërkoj nga ju të keni kujdes dhe kuptim për deklaratat dhe për gjithçka, fundi do të tregojë se cili do jetë rezultati. Nuk mund të flas për dhimbjet e tyre. Dhe edhe njëherë ju them që t’i kuptoni ata tani dhe në të ardhmen”, tha  Ivanovska.

Po ashtu foli edhe avokati i mbrojtjes Naser Raufi i cili tha se vendimi i gjykatës për të lejuar palën mbrojtëse të ketë qasje në provat e prokurorisë është rezultat i kërkesës dhe propozimit të tyre si palë mbrojtëse.

“Kah fundi i Dhjetorit në datat 24 dhe 25 do të bëhet shqyrtim mbi lëndët nga ana e të akuzuarve dhe avokatëve sepse sipas ligjit edhe të akuzuarve duhen t’u prezentohen provat. Deri tani në stadiumin e hetimit nk është bërë kjo punë dhe nuk është punuar sipas ligjit, sidomos për këtë arsye sepse në stadiumin e hetimit duheshte vetë të akuzuarit ti shohin të gjitha provat që zhvilloheshin. Ne nuk kemi qen të njoftuar për ato prova, as unë si avokat po as të akuzuarit. Mirëpo tani na u mundësua që t’i shofin vetë të akuzuarit se me cilat prova disponon prokuroria”, tha Raufi.

Ai shtoi se varet nga dinamika e procesit të gjykimit , mirëpo i tërë gjykimi mund të përfundojë në seancën e ardhshme, dhe se është i sigurtë në pafajësinë e tyre.

***********************

Për disa minuta pritet të fillojë procesi gjyqësor “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovcës, për të cilën vrasje gjashtë persona akuzohen për veprën terrorizëm.

Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdi, Haki Haziri, që ndodhen në paraburgim dhe Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq që janë në arrati. Procesin gjyqësor do ta udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa prokurore e këtij rasti është Gordana Geshkovska.

Të akuzuarit do t’i mbrojë avokati Naser Raufi. Sipas paralajmërimeve, gjatë ditës së sotme pritet të lexohet aktakuza dhe të akuzuarit duhet të fillojnë të dëshmojnë para gjyqit./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button