Samsung prezanton Galaxy Grand (FOTO)

Samsung ka njoftuar se do të lansojë një model të ri të telefonit më ekran të ndjeshëm në prekje prej 5 inç, të cilin do ta quaj Galaxy Grand. Edhe përkundër emrit i cili premton shumë, modeli i ri i telefonit vjen me një rezolucion dëshpërues prej 800 x 480 pikselëve, procesor dual core 1.2GHz dhe kamerë prej 8-megapikselëve.

Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe memorien e brendshme prej 8GB, e cila mund të rritet në 64 me mikroSD kartelë, 2100mAh bateri, njësoj sikurse Galaxy SIII.

Nga ana softuerike, Grand vjen me Android 4.1.2 dhe mbështetjen e Samsung Multi Ëindoë, e cila mundëson  hapjen e më shumë se një aplikacioni në të njëjtën kohë.

Galaxy Grand do të vijë në dy versione, me një dhe dy sim-kartela. Detajet për çmimin e këtij modeli të ri të telefonit nuk janë dhënë deri më tani./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button