Nëse ka nevojë, Qeveria do të ngrit padi për vepër penale “spekulim me çmime të produkteve”

Vepër e re penale, “spekulim me çmime të produkteve”, mund të jetë një nga dispozitat e reja ligjore që do t’i miratojë Qeveria pasi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Dispozitë e tillë veç më është përgatitur, ndërsa në rast nevoje, do të inkorporohet në Kodin penal, paralajmëroi sot ministrja për drejtësi Renata Deskoska, transmeton Meta.mk.

“Në bashkëpunim me Ministrinë për Ekonomi tashmë kemi shqyrtuar ndryshime të mundshme të Kodit penal për të inkorporuar dënim për spekulim me çmime të produkteve. Nëse ka nevojë, kemi përgatitur dispozitë të tillë, deklaroi Deskoska në pres konferencën e sotme, në të cilën me kryeministrin Oliver Spasovski i sqaruan kompetencat e Qeverisë në gjendjen e jashtëzakonshme.

Deskoska tha se gjykatat do të vazhdojnë me punë, ndërkaq prioritet edhe për ata si dhe për Prokurorinë, tani do të jenë veprat penale kundër shëndetit.

“Gjykatat punojnë edhe në gjende lufte”, tha Deskoska.

Ministrja ka shtuar që nëse është e domosdoshme të mbyllen gjykatat për shkak të epidemisë në vend, Qeveria mund të miratojë urdhëresë me fuqi ligjore me të cilën do ta ndërpret skadimin e afateve.

“Për vepra penale, disa vende veç më kanë miratuar urdhëresa me të cilat e kanë ndalur skadimin e afateve për vjetrim”, tha Deskoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button