Komuna e Studeniçanit i dhuroi auto ambulancë Ministrisë së shëndetësisë në RMV

Komuna e Studeniçanit në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, vendosi që auto-ambulanca pronë e Komunës së Studeniçanit t’i dhurohet Ministrisë së shëndetësisë së RMV-së, njofton shërbimi i komunës, transmeton Portalb.mk. Ata thonë se vendimi ka ardhur shkaku i situatës së vështirë të krijuar në vend me virusin korona.

“Autoambulanca në fjalë është e përgaditur me të gjitha paisjet e nevojshme për kryerjen e shërbimeve mjekësore, dhe e njëjta do ti jepet në shërbim Shtëpisë së shëndetit publik – Shkup. Me këtë akt, kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku shpreson që sadopak të lehtësohet puna e punonjësve mjekësorë në këtë situatë mjaft të vështirë, por në të njëjtën kohë do të mundësojë edhe shërbime më të shpejta mjekësore pasi auto ambulanca do të përdoret për të gjithë pacientët në nevojë” thuhet në kumtesë.

Komuna e Studeniçanit ambulancën në fjalë e ka marrë si donacion nga Komuna Alltinova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button