Berisha shpërblen pensionistët për festat e fundvitit

Qeveria e Republikës së Shqipërisë vendosi dje dhënien e asistencës ekonomike të menjëhershme personave, që përfitojnë pension në shumën 2 000 lekë lekë, të patatueshme.

Grupet që përfitojnë sipas vendimit të  qeverisë janë personat që marrin  pension pleqërie, pension invaliditeti  dhe pension familjar. Gjithashtu në listën e përfituesve janë edhe personat, që marrin  pension, sipas ligjit nr.4976, “Për pensionet  e anëtarëve të kooperativave bujqësore  në Republikën Popullore  të Shqipërisë”.

Gjithsej 560 mijë pensionistë do të marrin 20 mijë lekë të vjetra shpërblim me rastin e festave të fundvitit.  Vendimi është marrë dje në  mbledhjen e Këshillit të Ministrave  dhe do të zbatohet brenda kësaj jave. Fondi është parashikuar  në rreth 1. 2 miliard lekë, nga të cilat 1.15 miliard lekë  shkojnë për asistencën e menjëhershme  të pensionistëve dhe  12 milionë lekë, për mbulimin e  komisioneve të shërbimit të pagesave.  Sipas vendimit mësohet  se do të përfitojnë, jo vetëm personat  që trajtohen me pension  pleqërie, por edhe ata me pension  të pjesshëm./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button