Dimitrov në video-konferencë me Roth kërkoi ndihmë nga BE-ja

Vizita e ministrit shtetëror të Gjermanisë për Evropë, Mihael Roth, që ishte planifikuar për më 17 mars, sot u mbajt nëpërmjet video-konferencës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në të cilën përveç eurointegrimeve, është diskutuar edhe për gjendjen e KOVID-19, njofton Portalb.mk.

Shefi i diplomacisë së RMV-së, Nikolla Dimitrov ka bërë thirrje deri te BE që ta mbështet zbutjen e pasojave socio-ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ashtu edhe si paraprakisht me shembullin e krizës së emigrantëve, ashtu edhe tani KOVID 19 nuk njeh kufij, nuk ka përkatësi nacionale dhe nuk i përket njëjtë të gjithë Evropës. Për atë bashkë do të dëshirojmë të ftojnë drejt kyçjes së të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor pa dallim të statusit të tyre eurointegrues në të gjitha platformat e BE-së për koordinim në përballjen me virusin. Në atë drejtim e ftoj BE-në që përveç ndihmës për vendet e saja, të japë ndihmë në zbutjen socio-ekonomike për vendet e rajonit tonë. Të gjitha shtetet tona kanë marrë masa të jashtëzakonshme për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve në kuptimin e kufizimeve të udhëtimeve, por patjetër duhet që njëkohësisht të sigurojmë që barnat dhe gjësende ushqimore të domosdoshme të lëvizin nëpërmjet kufijtë e BE-së dhe rajonit. E njëjta vlen edhe për sigurimin e kthimit papengesë të qytetarëve të cilët janë në gjendje të rëndë, të cilëve u janë anuluar fluturimet dhe janë bllokuar në zonat kufitare në vend. Thënë shkurt, koha është që bashkë të tregojmë solidaritet evropian”, tha Dimitrov.

Me kolegun Roth kanë diskutuar edhe për pritjet me rastin e Këshillit për Çështje të Përbashkëta i caktuar për më 24 mars, kur përfundimisht duhet që të arrijë rekomandim i fuqishëm për fillimin e bisedimeve.

“Do të jetë shumë e rëndësishme pas kontributit që e ka dhënë Maqedonia e Veriut që të mundet ta kalojë linjën dhe të mundet të shpallet sukses i përbashkët evropian. Privilegj i veçantë në këto momente është që të fitohet mbështetje e fuqishme nga Gjermania, i cili është mik i fuqishëm i dëshmuar dhe përkrahës i sinqertë i perspektivës sonë evropiane”, shtoi Dimitrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button