Strugë, virusi korona, Sturlakova: Dëmi psikik më i rëndë se ai nga virusi, pa panik

Në qoftë se nuk keni pasur kontakt me ndonjë person të infektuar apo që ka ardhur nga shtetet që janë zonë e kuqe, nuk ka nevojë as të testoheni e aq më pak të bëni panik, mjafton të respektohen masat e qeverisë tha epidemiologia nga Struga Jovanka Sturlakova kurse drejtori i Spitalit të Strugës na informoi që ky spital është totalisht i gatshëm për tu përballuar me virusin korona, njofton Portalb.mk.

Jovanka Sturlakova.
Jovanka Sturlakova.

Sturlakova, epidemiologjia e me përvojë të gjatë pune në këtë drejtim, tash kujdeset për rajonin e Strugës, sipas saj ky virus varet krejtësisht nga kujdesi apo moskujdesi i njerëzve dhe sa ata e kanë marrë seriozisht luftën kundër virusit korona.

“Nuk ka nevojë për panik, njerëzit i ka kapur koronofobija. Shumë qytetarë nga paniku na kontaktojnë dhe dëshirojnë të testohen, që i bije se ata për secilin simptomë më të vogël mendjen e çojnë te virusi korona. Kjo nuk duhet të jetë kështu, sepse dëmi psikik mund të jetë më i lartë se sa ai që mund të shkaktoje virusi. Bëj thirrje njerëzve ti respektojnë masat qeveritare, duhet të dezinfektohen dorët me alkool vazhdimisht, të përdoren maska si dhe të minimizohet dalja në publik” tha Jovanka Sturlakova, epidemiologe.

Për Portalb.mk, drejtori i Spitalit të Strugës siguroi që ky spital është i gatshëm për të përballuar çfarëdo situate sa i përket virusit korona. Ai na informoi se aktualisht po testohen 6 persona të rajonit të Strugës, të gjithë kanë ardhur nga shtetet e Bashkimit Evropian.

“Në Strugë deri në këto momente nuk ka ndonjë rast pozitiv, sot aktualisht po testohen 6 persona për virusin korona, të gjithë kanë ardhur nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe nuk kanë shfaqur simptome. Bëj thirrje që njerëzit ta marrin sa më seriozisht këtë virus dhe të mos dalin në rrugë, të mos grumbullohen dhe të respektojnë të gjitha masat e qeverisë. Në Spitalin e Strugës nuk kemi aparat respiratori mirëpo pacientët që do të kenë nevojë për diçka të tillë do të transferohen menjëherë në Shkup” theksoi Muhamet Asani, drejtor i Spitalit të Strugës.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga data 18 mars 2020 dhe do të zgjatë 30 ditë. Kurse zyrtarisht të infektuar në vend deri në këto momente ka 42 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button