Zbutet Beogradi, platforma mund të ndryshohet

Nënkryetari i qeverisë serbe, Rasim Lajic deklaroi mbrëmë se, kur ka të bëjë me Kosovën, “Serbia nuk guxon t’i bie murit me kokë”, sepse asnjëra platformë nuk do të mund të realizohet nëse atë e refuzon bashkësia ndërkombëtare.

“Projekti i platformës shtetërore për Kosovën është një nga modelet për zgjidhjen e çështjes së rëndë politike e nacionale dhe ai dokument mund t’i nënshtrohet ndryshimeve”, ka thënë Lajic.

“Kemi hapur debatin me bashkësinë ndërkombëtare dhe me opozitën e brendshme për të arritur një tekst të balancuar që duhet të marrë mbështetje sa më të gjerë në Serbi dhe në botë”, i ka deklaruar Lajiv gazetës “ V. Novosti”, transmeton Koha.net.

Sa i përket veriut të Kosovës, ai tha se Brukseli e ka thënë qartë që nuk ka ndarje të Kosovës, por gjithashtu se duhet të ruhet veçantia e komunitetit serb, sidomos serbëve që jetojnë në veri.

Sipas Lajicit, platforma për Kosovën merret edhe me pozitën e serbëve që jetojnë në, si i quajti ai, enklava, në atë mënyrë që zgjidhjet institucionale do të jenë të ndryshme në krahasim me veriun, por do të ekzistojë edhe korpusi i çështjeve të përbashkëta./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button