Sindikata e Policisë kërkon maska mbrojtëse, doreza dhe dezinfektues për të gjithë të punësuarit

Me titull “Kush do t’i ruaj rojtarët?”, Sindikata e Policisë ka dërguar kumtesë nëpërmjet të cilës reagon dhe kërkon që kompetentët në Ministrinë e Punëve të Brendshme t’u sigurojnë të punësuarve maska mbrojtëse, doreza dhe mjete për dezinfketim, njofton Portalb.mk.

“Si Sindikatë reprezentativ me mbi 8.500 anëtarë, prej të cilëve 8.000 janë përfaqësues në MPB, kërkojmë që udhëheqësia menjëherë nëpërmjet shërbimeve për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta deri te të gjitha njësitë e organizimit në MPB në të cilat të punësuarit gjatë kryerjes së punëve të rregullta janë në kontakt të drejtpërdrejtë me palët, të dorëzojë maska mbrojtëse, doreza dhe mjete dezinfektuese. Që me sukses t’i kryejmë punët tona na duhet pajisje minimale që t’i kryejmë detyrat tona.. MPB gjatë ditës së djeshme kumtoi se të punësuarit në terren kanë maska mbrojtëse, doreze dhe mjete dezinfektuese, por informatat të cilat i kemi marrë nga kolegët tregojnë terreni nuk është as 40% i mbuluar me të njëjtat”, thonë nga Sindikata e Policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button