U shpallën fituesit e çmimeve gazetareske të SHGM-së

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë zgjodhi fituesit e çmimeve gazetareske vjetore të SHGM-së për vitin 2019. Këtë vit, SHGM jep tre çmime edhe atë: Çmimi për vepër jetësore “Krste Petkov Misirkov”, çmimi për gazetari hulumtuese “Jashar Erebara” dhe çmimi për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale për vitin 2019 për gazetarët nga brendia e Maqedonisë së Veriut.

Çmimi “Krste Petkov Misirkov” për vepër jetësore i takoi gazetares Mira Kostiq e cila këtë vit i dha fund karrierës së pasur gazetareske. Çmimi “Jashar Erebara” për gazetari hulumtuese iu takoi gazetarëve të emisionit “360 gradë” Zoran Jovanovski dhe Sllavica Filipovska për artikullin me titull “360 në teren me DAP – zgjuarsi dhe urgjenca në çdo hap”. Çmimin për raportim më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale për vitin 2019 fitoi gazetari Vane Trajkov nga Strumica për serinë artikujsh që ai përgatiti për tenderin problematik të JPKD “Komunalec” Strumicë. Për të gjithë fituesit SHGM do të ndajë nga një plaket, ndërsa për fituesit e çmimeve për storje hulumtuese do të ndahen nga 1,000 euro për secilën kategori respektivisht.

Shkaku i situatës me koronavirusin në vend dhe rekomandimet e institucioneve për të shmangur mbledhje, SHGM këtë radhë nuk do të organizojë ngjarje për ndarje solemne të çmimeve gazetareske. Prandaj, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë uron fituesit e çmimeve dhe inkurajon kolegët që të vazhdojnë punën e mirë edhe më tutje në interes të publikut duke përgatitur artikuj cilësor.

Anëtarja e jurisë për ndarjen e çmimeve Ana Petrusheva tha se këtë vit kanë pasur detyrë të vështirë për të zgjedhur fituesit e tre çmimeve shkaku i numrit të lartë të aplikimeve cilësore. “Juria kishte detyrë për të zgjedhur mes qindra teksteve dhe artikujve të dërguara nga rreth njëzet gazetarëve për çmimin për gazetari hulumtuese dhe kjo nuk ishte aspak e lehtë. Kishte storje të rëndësishme, storje të fuqishme që alarmojnë, dokumentojnë dhe zbulojnë gabime sistematike, abuzime të pozitës, korrupsion dhe çështje të tjera me interes publik,” theksoi Petrusheva.

“Storjet e gazetarëve Zoran Jovanovski dhe Sllavica Filipovska i mundësuan publikut një pasqyrë të rrallë në punën e inspektorëve të DAP me të gjitha anët e shëmtuara dhe zbuluan përpjekje për të ndikuar mbi tyre që krijoi shumë efekte në institucionet. Këto storje sensibilizojnë dhe edukojnë publikun për korrupsionin, por edhe ndikojnë në ndryshimin e sjelljes dhe mentalitetin në lidhje me korrupsionin,” tha Petrusheva. Në lidhje me çmimin për vepër jetësore Petrusheva theksoi se Mira Kostiq si gazetare me përvojë në raportimin nga Kuvendi ka lënë gjurmë si gazetare e palodhshme me etikë të lartë të punës. “Çmimin për raportim lokal juria ia dha gazetarit Vane Trajkov nga Strumica për artikujt lidhur me një tender problematik në Strumicë që shkaktoi reagime të shumta dhe në fund rezultoi me anulim të tenderit,” shtoi ajo.

Në konkursin publik këtë vit në afatin e caktuar aplikuan gjithsej 27 gazetarë në tre kategori, ndërsa anëtarë të Komisionit për ndarjen e çmimeve ishin Ana Petrusheva, Benjamin Arifi dhe Kristina Maçkiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button