Spasovski: Jemi në gjendje të jashtëzakonshme por qytetarët do të mund të lëvizin

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, informoi sot se pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, nuk janë sjellur vendime dhe restrikcione  të reja, njofton Portalb.mk.

Ai siguroi qytetarët se me shpalljen e kësaj gjendje, nuk nënkuptohet privimi i qytetarëve nga të drejtat dhe liritë e tyre dhe shtoi se, gjendjen e jashtëzakonshme do ta menaxhojnë në mënyrë më të mirë të mundshme, në mënyrë profesionale, duke përdorur të gjitha resurset shtetërore, duke zbatuar dhe respektuar të gjitha dispozitat ligjore për ballafaqim dhe parandalim të përhapjes së virusit korona.

“Të gjitha funksionet e shtetit do të vazhdojnë të realizohen edhe në këto kushte, ndërsa të drejtat dhe liritë e qytetarëve nuk kufizohen me automatizëm. Gjendja e jashtëzakonshme nuk do të thotë ndalesë në transportin e lirë, as në pjesën e nevojave ushqimore të qytetarëve dhe as në nevojën e furnizimit me barna të spitaleve dhe barnatoreve. Sot vazhdon të funksionojë gjithçka njëjtë sikurse edhe dje. Nuk ka vendime për restrikcione të reja të lëvizjes dhe kryerjes së detyrimeve profesionale të qytetarëve. Përjashtim i kësaj momentalisht janë vetëm zonat e komunave Dibër dhe Qendra Zhupë, sepse ato rajone janë vërtetuar si epiqendra e virusit dhe aty kemi gjendje krize”, deklaroi Spasovski.

Sipas tij, vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme do të ndihmojë në realizimin e kujdesit, për shëndetin publik dhe jetën e qytetarëve në mënyrë të barabartë. Ndërkohë, ai ka shtuar se vendimet që i marrin për ballafaqimin me këtë situatë të krizës, janë në drejtim të asaj që sa më pak të jetë e mundur të dëmtojnë ekonominë dhe biznesin.

“Masat ekonomik që i ndërmarrim dhe që do t’i ndërmarrim, kanë për qëllim qëndrueshmërinë e punës së kompanive dhe angazhim maksimal që të ruhet vendet e punës së qytetarëve dhe standardit të tyre të jetës. Me kompetencat që i ka tani Qeveria, politikat e këtilla të jashtëzakonshme në gjendje të jashtëzakonshme, do të munden që të sillen më lehtë. Kuptohet, atë do ta bëjmë në komunikim të vazhdueshëm me odat ekonomike dhe me sindikatat”, njoftoi kryeministri Spasovski.

Ai theksoi se mbeten masat me të cilat ndalohen të gjitha tubimet në hapësira publike dhe të mbyllura dhe rekomandimi që  në objekte të përdoren mjete dezinfektuese. Ai porosit personat që vërejnë simptoma të virusit të paraqiten te organet kompetente, ndërsa qytetarët e moshuar, të qëndrojnë në shtëpi dhe nëse kanë ndonjë nevojë të drejtohen në komunat e tyre apo te zyrat e Kryqit të Kuq.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga data 18 mars 2020 dhe do të zgjatë 30 ditë. Kurse të infektuar në vend deri në këto momente ka 42 persona.

LEXO: RMV, 12 qytetarë janë gjobitur sepse nuk kanë qëndruar në izolim për shkak virusit korona

LEXO: 22 persona janë testuar, të gjithë negativ: Nuk ka raste të reja me virusin korona në RMV

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button