Shqipëria u lëkund nga 3 tërmete

Në këtë situatë të rëndë që po kalon vendi, por edhe bota mbarë, ku pandemia e koronavirusit ka gjunjëzuar njerëzimin, me një numër viktimash në rritje pas çdo ore që kalon, Shqipëria është goditur pak minuta më parë nga tri tërmete të njëpasnjëshme, shkruan Class.

Sipas të dhënave zyrtare, tërmetet kanë qenë të magnitudave të ndryshme, më i madhi 4.3 rihter me qendër në Durrës.

.

Qendra Europiane e Sizmologjisë bën të ditur se lëkundja e parë është regjistruar me magnitudë 2.8, më pas është regjistruar lëkundja më e fortë 4.3 rihter, e cila ka qenë me epiqendër 24 kilometra në veri të Durrësit. Ndërsa ka pasur edhe një lëkundje tjetër 3.3 rihter.

Nuk ka të dhëna për dëme materiale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button