RMV, numri i të prekurve me virusin korona arriti 48, testohen edhe 35 të tjerë

Ministria e Shëndetësisë së RMV-së njofton se deri në orën 16:00, janë diagnostikuar edhe 6 pacientë të rinj me virusin korona, me çka numri i përgjithshëm ka arritur në 48, njofton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për një vajzë 4-vjeçare nga Shtipi, e cila është infektuar në një çerdhe në Angli. Familja është kthyer në vend më 14 mars dhe kanë qenë në izolim shtëpiak. Në testim janë paraqitur dje, dy ditë pasi që vajza i ka ndjerë simptomat e para”, thonë nga Ministria.

Në Dibër janë regjistruar 3 raste të reja me virusin korona, testet janë bërë në kuadër të skriningut.

Në Shkup është regjistruar një rast, i cili paraprakisht ka qenë në kontakt me të diagnostikuari.

Edhe në Gostivar është konfirmuar një rast.

“Bëhet fjalë për një grua e kthyer nga Zvicra e cila ka qenë në izolim shtëpiak. Në testim është paraqitur vetë, ndërkaq në anketën epidemiologjike ka theksuar se ka pasur kontakt me një të prekur në Zvicër”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë informon se për momentin janë duke u testuar 35 persona tjerë, ndërkaq kur të jenë gati rezultatet, do të njoftohet opinioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button