Përhapje e papërgjegjshme dhe e rrezikshme e panikut dhe e frikës për Dibrën

Burimi: KriThink 

Pavarësisht rekomandimeve të të gjitha institucioneve dhe organeve publike – e po ashtu edhe zërave me arsye të shëndoshë në publik – teksti pa asnjë bazë kontribuon në mbjelljen e panikut dhe të frikës nga koronavirusi.

Foto nga recensioni

Linku deri te artikulli origjinal: (Foto) KAOS NË DIBËR: Bllokime të rrugëve, zjarr mbi qytet, skena apokaliptike në Maqedoni

Data dhe koha e publikimit: 13.3.2020

Data e recensionit: 14.3.2020

Recenzues: Stojan Sinadinov

Bllokime, zjarr, skena apokaliptike … Këto janë atributet kryesore të këtij teksti që mbjell panik dhe frikë pas vendimit të qeverisë për të shpallur një gjendje krize në Dibër dhe në Qendrën e Zhupës, dhe pas vendimit të Presidentit të RMV-së, Stevo Pendarovski për ta angazhuar Ushtrinë e RMV-së për t’i ndihmuar institucionet shëndetësore në përballjen me virusin “Kovid 19”.

Teksti thotë se qyteti është i bllokuar.

Rruga nga Shkupi në Dibër është e mbyllur me barrikada dhe stacione policie afër Digës së Mavrovës. Barrikada tjetër është vendosur në dalje në drejtim të Strugës. Në qytet mund hyhet vetëm me dokumentacion mjekësor se jeni plotësisht të shëndoshë.

Kuptohet se hyrja dhe dalja nga qyteti kontrollohen rreptësisht, dhe mund të lëshohen vetëm qytetarët me dokumentacion të rregullt se kanë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore, që nuk mund ta marrin nga kujdesi shëndetësor lokal. Por, nuk bëhet fjalë për barrikada, siç mund të shihet në fotografi, as që bëhet fjalë për skena kaotike.

Ky artikull është marrë edhe nga disa portale të tjera, kështu që qytetarët që kanë qëllime të mira tashmë e komentojnë.

Artikulli me mbiemrin “apokaliptik” dëshiron t‘i komentojë skenat e rrugëve të zbrazëta. Por, për dallim nga rrugët e Ballkanit apo të Orientit, të cilat janë zbrazëta sikur pas “apokalipsës” nga frika e koronavirusit, rrugët e Evropës Perëndimore (duke filluar me Slloveninë, për shembull), edhe para përhapjes së infeksionit dhe rekomandimeve për të qëndruar në shtëpi, zakonisht janë të zbrazëta në orët e mbrëmjes gjatë ditëve të punës të javës. Nuk ka asgjë apokaliptike nëse edhe qytetarët tanë i respektojnë rekomandimet.

Në nenin 8 të Kodit të Gazetarëve thuhet:

Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jetë e çliruar nga sensacionalizmi.

Artikulli  i shkel postulatet e këtij neni.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button