RMV, lajmet e rrejshme të rrezikshme po aq sa edhe korona virusi!

Lufta për parandalimin e përhapjes së infeksionit me virusin korona përfshin edhe luftë kundër lajmeve të rrejshme dhe kundër atyre që nuk i respektojnë masat për mbrojtje të virusit. Që kur autoritetet paralajmëruan se do të ndiqen dhe do të dënohen njerëzit të cilët në media sociale publikojnë dezinformata, përkatësisht të pavërteta për virusin, si dhe mediat të cilat të njëjtat informata i transmetojnë, përhapja e lajmeve të rrejshme dhe dezinformatat për sëmundjen ka gjetur kanale të reja, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Porosi e zëshme me rekomandime kundër virusit korona shpërndahet përmes Viber-it, se numri i të vdekurve në Itali është edhe për shkak të përdorimit të ibuprofen, por se ajo mbahet fshehtë, pasi nuk i leverdisë industrisë farmaceutike.

Por, rekomandimet për ibuprofenin aspak nuk janë sekrete, për këtë është deklaruar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Përmes një komunikate, kanë bërë thirrje që personat që mendojnë se kanë virusin korona, të mos marrin ibuprofen, pa u konsultuar me mjek, sepse janë në rrjedh testimet për efektet e mundshme negative.

Nga OBSh rekomandojnë që të përdor merret paracetamol.

OBSh: Kujdes me ibuprofen kundër virusit korona

Nëpër rrjete sociale shpërndahen edhe rekomandime të supozuara, ndërsa si burim theksohet UNICEF-i, për atë se çfarë duhet të bëhet kundër virusit. Publikimi përfshinte këshilla që të mbahen maska, që gjithashtu, paraprakisht ishte hedhur poshtë nga autoritetet mjekësore, të bëhet gargarë me ujë të nxehtë dhe krip, të shmanget ushqimi i ftohtë, përfshirë edhe akulloren.

Particia di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it në vend, përmes një shkrimi drejtuar mediave, reagoi se UNICEF nuk është burim i këtyre publikimeve. Ajo apeloi se para se të shpërndahen informatat, fillimisht të verifikohen në ndonjërën nga ueb faqet e besueshme, si ato të Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit për Shëndet Publik, Organizata Botërore e Shëndetësisë, UNICEF.

“Përhapja e dezinformarave në kohë të krizës shëndetësore bën që njerëzit të jenë të pambrojtur dhe më të ndjeshëm ndaj sëmundjes, ndërsa përhap edhe paranojë, frikë dhe stigmatizim”, reaguan nga UNICEF MK.

Specialisti për marrëdhënie me publikun dhe media të reja, Bojan Kordalov tha se autoritetet duhet të gjejnë mënyra kreative që çdokush t’i pranoj porositë për parandalimin e virusit korona.

“Çdonjëri nga ne ka nivel të ndryshëm të arsimimit, dijes, njohuri paraprake, qarqe, nuk guxojmë të gjykojmë, duhet të kujdesemi që të gjithë ta marrin informatën e nevojshme në mënyrë që ai e kupton”, tha ai.

Kordalov tha se informatat duhet të përsëriten, të gjinden përmbajtje interaktive, të përdoren të gjitha veglat gjatë informimit. Ai tha se beteja me lajmet e rrejshme është e shumëllojshme dhe se atë njëkohësisht e zhvillojnë edhe institucionet dhe rrjetet sociale dhe vet individët.

“Dhe vetëm me një raport të tillë pozitiv, në të cilën do të jemi të përfshirë të gjithë dhe në të cilën çdokush do ta dijë rolin e tij, mund t’i ulim rreziqet nga lajmet e rrejshme. Dhe cilindo ta pyesni, veçanërisht nga kjo fushë për ballafaqimin me lajmet e rrejshme, do t’ju thotë se mënyra më e mirë për luftë kundër dezinformatave është me shumë informata të sakta dhe të verifikuara”, tha ai.

Virusi korona – mos bëni panik, ndiqni rekomandimet relevante

Në ndërkohë, zhvillohet betejë edhe me mosrespektimin e rekomandimeve qeveritare për parandalim të përhapjes së sëmundjes. Lexues të Radio Evropa e Lirë dëshmojnë se një maqedonas i cili para një jave është kthyer nga Milano dhe për këtë është lavdëruar në Facebook, nuk mbahet në izolim shtëpiak. E kanë parë se si bënë blerje në shitoren lokale dhe shëtit në lagje, gjë që ka frikësuar banorët e ndërtesave përreth. Informata të ngjajshme vijnë edhe nga qytete të tjera. Paraprakisht, dy pacientë që janë kthyer nga Italia kanë ikur nga Spitali i Shtipit, por fatmirësisht, është vërtetuar se nuk kanë virus korona. Një pjesë e mediave kanë publikuar se disa persona që janë kthyer nga jashtë në lagjen Hasanbeg të Shkupit, kanë ikur nga epidemiologët të cilët kanë ardhur që t’i testojnë, dhe se raste të ngjashme ka pasur edhe në fshatrat e Strugës.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka thënë disa herë në konferenca për media se, edhe tek ai vijnë informata të këtilla dhe se çdoherë i njoftojnë shërbimet adekuate, fillimisht qendrën lokale për shëndet publik, ndërsa nëse është e nevojshme edhe policinë. Personat të cilët nuk do t’iu përmbahen rekomandimeve qeveritare për vetëizolim prej 14 ditësh pas kthimit nga vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë të virusit korona, rrezikojnë të dënohen me deri një vit burg. Me sanksione për personat që nuk respektojnë rekomandimet është kërcënuar edhe kryeministri, Oliver Spasovski.

Ministria e Punëve të Brendshme veç më ka regjistruar disa raste të mosrespektimit të masave për vetëizolim. Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, ka apeluar të respektohen masat, ndërsa ka bërë thirrje që edhe qytetarët që vërejnë raste të mosrespektimit të masave, të njëjtat t’i paraqesin përmes postës elektronik apo telefon. MPB për këtë ka hapur linjë telefonike dhe postë elektronike për informata për virusin korona dhe për paraqitje të shkeljeve. Nga 18 marsi, funksionon linja telefonike falas 0800 00 201 dhe e-mail-i [email protected], ku qytetarët (në gjuhën maqedonase dhe shqipe) do të mund të marrin informatat adekuate në lidhje me funksionimin e shërbimeve të MPB në periudhën vijuese, në pajtueshmëri me gjendjen me virusin korona dhe rekomandimet e Qeverisë. Në numrin apo në e-maili-in, qytetarët do të mund të paraqesin persona që shkelin masat.

Profesori universitar, Gjorgji Tanovski, tha se paniku i virusit korona duhet të kërkohet në natyrën e njeriut, sepse njeriu është çdoherë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për diçka të re. Sipas tij, është problem që qytetarët, edhe përkundër këshillave të mjekëve, reagojnë sipas bindjeve personale.

“Përderisa respektohet opinioni mjekësor dhe shkencor, i cili çdo ditë i drejtohet publikut dhe sqaron cila është natyra e virusit dhe si mund të mbrohen njerëzit, duke përdorur gjatë sqarimit, mënyrat e zakonshme për mbrojtje të llojit të kollitjes me facoletë dhe larje të përditshme të duarve dhe nëse njerëzit e respektojnë opinionin mjekësor dhe shkencor atëherë mendoj se një panik e këtillë do të ishte më e ulët”, tha profesori Tonovski.

Ai gjithashtu apeloi të mos keqpërdoret nga mediat situata me virusin korona, sepse siç thotë ai, gjatë raportimit në disa media vërehet dozë e sensacionit dhe joetikës.

LEXO: Gjoba për ata që nuk janë izoluar, apele të mos udhëtohet dhe të qëndrohet në shtëpi

LEXO: Përhapje e papërgjegjshme dhe e rrezikshme e panikut dhe e frikës për Dibrën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button