RMV, 12 qytetarë janë gjobitur sepse nuk kanë qëndruar në izolim për shkak virusit korona

Pesë qytetarë nga Manastiri, katër nga Prilepi, dy nga Kumanova dhe një nga Ohri kanë marrë padi penale për shkak se nuk i kanë zbatuar urdhrat e autoriteteve shtetërore për të qëndruar në izolim, njofton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për persona të cilët gjatë kohës së pandemisë kanë ardhur në shtet nga vendet me rrezik të lartë, gjatë së cilës në hyrje të v endit nga ana e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor kanë marrë vendime të shkruara për izolim shtëpiak. Paditë penale janë të dorëzuar sipas nenit 206, paragrafi 1 i Kodit Penal, dhe dënimet janë deri në 2.000 euro.

Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka dorëzuar propozim për urdhër-pagesë për 5 persona, anëtarë të familjes, të cilët kanë kryer vepër penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” nga neni 206, paragrafi 1 nga Kodi Penal.

“Të akuzuarve u është caktuar masë për zbatimin e izolimit shtëpiak në kohëzgjatje prej 14 ditë pas arritjes së tyre nga Italia. Ata e kanë pasur për obligim që të jenë në izolim shtëpiak dhe të mos e lëshojnë vendbanimin e tyre nga Manastiri. Më 18.03.2020, rreth orës 12:00, kanë dalë nga shtëpia e tyre dhe në rrugë përpara shtëpisë, janë përleshur verbalisht me fqinjët, pas së cilës dy prej të akuzuarve fizikisht i kanë sulmuar fqinjët dhe u kanë shkaktuar lëndime trupore. Me këto veprime të gjithë të akuzuarit nuk kanë vepruar në pajtueshmëri me urdhrat e dhëna për pandemi-epidemi në masa globale KOVID 19”, njoftojnë nga Prokuroria.

Prokurori publik nga Prokuroria e Prokurorisë Manastir e ka dorëzuar propozimin për dhënien e urdhrit pagesor prej 100 gjoba ditore, vlera e një gjobe është 20 euro, gjegjësisht prej 2.000 euro.

Kryeministri Oliver Spasovski dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tanimë disa ditë kanë apeluar te qytetarët që t’i respektojnë urdhrat e autoriteteve pasi që në të kundërtën do të ndëshkohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button