Takim virtual i Nikolla Dimitrovit me Mihalin Rothin

Ministri shtetëror për Evropë të Federatës së Gjermanisë, Mihal Roth, sot do të ketë “vizitë punë virtuale” në Maqedoninë e Veriut dhe takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç kumtoi MPJ, vizita e punës fillimisht u planifikua që të realizohet në mënyrën e zakonshme, në kontekst të pikëpamjeve për marrjen e vendimit për fillimin e negociatave hyrëse me BE-në. Duke e parë gjendjen lidhur me pandeminë KOVID-19, është parashikuar që ajo të realizohet në mënyrë digjitale, që paraqet edhe një shenjë të mbështetjes së fuqishme gjermane dhe miqësinë.

Pastaj, ashtu siç theksohet, në fokus të bisedës pritet të jenë, përveç mënyrave për përballje me sfidat e krijuara nga pandemia, këmbimi i informatave për statusin e fundit të diskutimeve dhe përgatitjen e konkluzioneve për procesin e zgjerimit të BE-së para mbledhjes së Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE0sëm i cili pritet të mblidhet më 24 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button