Hulumtim i “Metamorfozis”: Reforma në administratën publike është më e dukshme në digjitalizim, më e ngadalshme në analizat funksionale

Reforma e pjesës më të komplikuar e shoqërisë për reformim – administrata publike përparon, megjithëse jo me shpejtësinë e dëshiruar dhe të segmentuar. Përparimi më i madh është vërejtur në procesin e digjitalizimit, kurse me ritmin më të ngadalshëm zbatohet analizat funksionale, thotë hulumtimi sot i publikuar i Fondacionit për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”.

Hulumtimi i dytë me radhë për rrjedhën e reformave në administratën publike, është zbatuar në janar të vitit 2020.

Konstatimet bazike nga hulumtimi janë që duhet të përshpejtohet procesi i analizave funksionale të institucioneve, pjesa që funksionon në mënyrën më të ngadalshme në reformat. Njëkohësisht, nevojitet revidim i ri i ligjeve që kanë të bëjnë me administratën publike, si parakusht për t’u pastruar pikat e dobëta, edhe pse kjo është bërë një herë me dy ligjet themelore. Kjo, bashkë me vullnetin politik, janë elementet më të rëndësishme të merit sistemit, përkatësisht administratë funksionale publike dhe përgjithësisht sektor publik, në të cilin punësimet dhe avancimet do të ishin themeluar në sistem të vlerave dhe meritave.

Pushteti lokal ende është joefikas sa u përket shifrave të punësimeve të nevojshme dhe në lidhje me disiplinën financiare. Pas analizave funksionale duhet të mendohet për mënyrën për burim më të madh të të ardhurave dhe për sistem të segmentuar dhe më të ndryshëm të subvencioneve nga pushteti qendror, si dhe për fuqizim të disiplinës financiare të pushtetit lokal. Për digjitalizimin dhe e-shërbimet, ndihma kryesore duhet të vjen nga niveli qendror.

Në hulumtimin e titulluar “Merit sistemi edhe më tutje problem, digjitalizimi i shërbimeve përparon”, thuhet që njëra nga përparësitë dhe arritjet në reformat në këtë sferë janë transparenca dhe llogaridhënia, të cilat edhe më tutje konfirmohen dhe përparojnë. Prapë se prapë, kjo është më e dukshme në pikat e larta të pushtetit – qeveria qendrore dhe ministritë, kurse ashtu si shkohet teposhtë në vertikale drejt pushtetit lokal, problemi është ende i pranishëm, njëjtë siç është ende i pranishëm edhe në jurisprudencë.

Hulumtimi është zbatuar në kuadër të projektit rajonal “Ballkani Perëndimor dhe procesi i aderimit në BE: Aplikim i kritereve politike”, të cilin e zbaton Qendra për tranzicion demokratik nga Podgorica, Mal të Zi. Projekti është i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Beograd dhe nga Fondi Ballkanik për demokraci, projekti i Fondit Marshal Gjerman të SHBA-ve. Ky botim i fundit i Fondacionit Metamorfozis është publikuar në gjuhë maqedonase dhe angleze dhe mund ta gjeni në ueb faqen e saj apo në linkun këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button