Real Madridi lidhje me mafian kineze?!

Reali i Madridit është pjesë e hetimit të kreut të një bande kineze. Gao Ping u arrestua pak javë më parë në Kinë, pasi ishte mbajtur nën vëzhgim për një kohë të gjatë. Si fillim, lidhjet e tij me Realin e Madridit u kuptuan kur ai e shoqëroi klubin spanjoll gjatë vizitës së tyre në Kinë. Por, duket se nuk është mjaftuar me aq. Policia kineze bën me dije se duke iu referuar përgjimeve telefonike, dyshohet se ai mund të ketë bashkëpunëtorë disa anëtarë të madrilenëve. Ai ka shkëmbyer një pako në tribunën VIP të stadiumit “Santiago Bernabeu”, edhe pse nuk dihet ende se cila është përmbajtja e saj. 

“Nga hetimi dhe përgjimet e policisë, është një moment kur Gao Ping flet për një shkëmbim në tribunën VIP të stadiumit. Madje ai thotë ‘Do takoj ata pesë të Realit dhe do u jap pakon’. Për momentin, ne ende nuk jemi në dijeni të asaj që përmbante pakoja, apo se kush janë këta pjesëtarë të klubit spanjoll. 

Gjithnjë duke iu referuar përgjimeve telefonike, mund të them se Ping dhe ata pesë të Realit kanë pasur edhe një takim në hotel. Një grua e njofton atë për vendin e ndodhjes së tyre, që në fakt ishte në të njëjtin hotel me atë të Realit. Gjithçka bëhet fjalë të ketë ndodhur më 25 prill, para ndeshjes kundër Bayernit të Munichut”, ka qenë reagimi zyrtar i policisë kineze. Vetë klubi spanjoll nuk ka deklaruar asnjë qëndrim lidhur me këtë çështje, duke i lënë hapësira hetimit për të nxjerrë më tepër detaje.

Lajme të ngjashme

Back to top button