Tiranë, ambasada greke refuzon Rezolutën Çame

Ambasada e Greqisë në Tiranë sot ka refuzuar të pranojë Rezolutën Çame të PDIU dhe Shoqatës “Çamëria”. 

Autoritetet e ambasadës greke kanë refuzuar të pranojnë letrën në të cilën ishte rezoluta. Njoftimi u dha nga partia PDIU, e cila njoftoi se e njëjta letër me Rezolutën është pranuar nga përfaqësitë e tjera diplomatike të vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së. 

“Të gjitha ambasadat e kanë marrë këtë rezolutë, përveç njërës, ambasadës greke në Tiranë, e cila ka refuzuar të marrë, qoftë edhe letrën e projektrezolutës. Refuzimi i marrjes së korrespodencës nga ambasada për rezolutën e dorëzuar nga postierët e Postës Shqiptare nuk është arsyetuar. Më vonë do të keni një reagim nga PDIU në lidhje me këtë çështje”, ka theksuar Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU). /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button