Shitësit lokal punojnë me mbrojtje dhe me kujdes më të madh

Krahas restrikcioneve që i kanë inkorporuar marketet e mëdha – orar i shkurtuar i punës dhe hyrje e rregulluar e konsumatorëve – sidoqoftë, për një pjesë të dyqaneve lokale ka mbetur të punojnë një orë më pak ose me orarin standard të punës. Të punësuarit thonë që sa do të jenë të mbrojtur, prapë se prapë ndodh konsumatorët të vijnë pa maskë mbrojtëse ose dorashka. Apelojnë edhe deri te ta, në dyqane të mos vijnë të pambrojtur, për shkak se gjithsesi shitësi nuk mund ta dinë ku ka qenë  konsumatori më parë, transmeton Portalb.mk.

Lora Filipova, shitëse në dyqan lokal në Shkup, edhe pse mban maskë dhe dorashka, e përdor edhe gelin për dezinfektim thotë se i ndjen ndryshimet që i kërkon situata me koronavirusin.

“Është ndjenjë e pakëndshme të punohet në këto kushte, por qëndroj në distancë nga blerësit dhe jam e kujdesshme. Si shitëse jam e vetëdijshme për natyrën e profesionit tim dhe këtu jam për të ofruar atë që u nevojitet blerësve”, thotë ajo.

Është e shqetësuar që edhe pse në këtë moment ka mbrojtje, prapë se prapë rezervat e maskave janë duke u harxhuar. Ashtu që, siç thotë, do të duhet të gjendet dhe të bën maska vet, derisa këtë nuk e sigurojnë barnatoret.

Filipova konstaton që lëvizja në dyqanin lokal është në nivel normal dhe ka radhën blerje. Ka vërejtur që tani vijnë njerëz të cilët më parë nuk kanë blerë në atë dyqan.

“Kjo mbase është për shkak se nuk dëshirojnë të blejnë në marketet e mëdha ku ka numër të madh konsumatorësh ose ngecje në rreshtat para hyrjeve. Këtu vijnë dhe blejnë gjëra elementare sikur bukë, qumësht, sheqer, vaj, kripë por në sasi të kufizuara. Më së shumti harxhohet mielli dhe majë” shton ajo.

Punëdhënësit dhe të punësuarit tashmë e ndjejnë tensionin e imponuar nga situata, por si thonë, mbetet të shihet çfarë ndryshime do të imponojë edhe gjendja e jashtëzakonshme e paralajmëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button