Haxhiu: Shumë mirë shkonte derisa nuk ndërhyri Thaçi, i cili veç për rrëmuja është i njohur

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një postim në Faecbook ka thënë se çdo gjë po shkonte shumë mirë derisa nuk ndërhyri presidenti Hashim Thaçi, i cili veç për rrëmuja është i njohur, transmeton Koha.net.

Sipas saj pushtetet e kaluara nuk janë mësuar me menaxhim të duhur të situatave.

“Pushtetet e kaluara nuk janë mësuar rend, rregull dhe menaxhim të duhur të situatave. Sfida e parë e Qeverisë Kurti ishte përballja me pandeminë COVID – 19. Këtë sfidë bashkërisht po e menaxhojmë në mënyrë të duhur, me vullnet, angazhim e përkushtim”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo shpreh bindjen se bashkë me qytetarët do ia dalin të kalojnë këtë sfidë.

“Ata që nuk janë mësuar të shohin si duhet bëhen gjërat mbarë, tentojnë me çdo mjet ta bëjnë rrëmujë. Shumë mirë shkonte derisa nuk ndërhyri Thaçi, i cili veç për rrëmuja është i njohur! Bashkë me qytetarët do ja dalim shumë mirë. Së bashku do të kalojmë secilën sfidë”, ka shkruar Haxhiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button