Vazhdojnë lëvizjet e qytetarëve nëpër pikat kufitare, MPJ me apel për qytetarët

Nikolla Dimitrov, Ministri për punë të jashtme ka apeluar deri të të gjithë qytetarët të regjistrohen gjithë qytetarët që janë jashtë vendit, transmeton Portalb.mk.

“Të nderuar qytetarët maqedonas që jeni për momentin jashtë, veçanërisht ju që nuk keni të rregulluar qëndrimin dhe për shkak gjendjes jo të rregullt gjithandej, fluturimet e anuluar dhe kufijtë e mbyllur, dhe nuk keni mundësi të ktheheni në shtëpi, në atdhe, kërkojmë të gjejmë mënyrë të rregullt që t’ju ndihmojmë të ktheheni”, deklaroi Dimitrov.

Dimitrov këshilloi qytetarët që të paraqiten në përfaqësitë diplomatike-konsullore ku gjenden, apo të paraqiten në adresën elektronike të e ministrisë www.mfa.gov.mk.

Ai kërkoi nga shtetasit të japin informata të sakte, pasi vetëm në Barcelonë përflitet për 150 qytetarë që gjenden, ndërsa në Ambasadën e RMV-së në Madrid janë paraqitur vetëm 16 të tillë. Ai gjithashtu shprehet se ka informata edhe për qytetarët që duhet përmes aeroplanit të vijnë nga Kopenhaga.

Dimitrov kërkon që të dhënat të plotësohen deri të enjten në ora 17:00.

“MPJ-ja është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët tanë, të cilët në mënyra të ndryshme tentojnë nga vende tjera të arrijnë në Maqedoni të Veriut, ndërsa prioritet janë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët nuk kanë qëndrim në shtetet e treta dhe të cilët kanë qenë atje për shkak të ndonjë arsye dhe duan të kthehen në shtëpi”, deklaroi Dimitrov.

Përkundër asaj se janë vështirësuar, por akoma nuk është ndalur qarkullimi i qytetarëve nëpër pikat kufitare.

MPB-ja raprtoi se në vendkalimin Tabanoc prej mëngjesit 06:00 deri në ora 14:00 kanë dal 79 shtetas të RMV-së jashtë vendit, ndërsa numri i përgjithshëm që kanë dal është 179.

“Nuk ka asnjë garanci se qytetarët e Maqedonisë së Veriut që sot do të udhëtojnë kudo qoftë jashtë vendit do të mund sipas planit të tyre të kthehen në vend. Është shumë e paparashikueshme”, shtoi Dimitrov.

Ndërkohë në vendkalimin në Deve Bair janë future 300 shtetas të RMV-së, 50 qytetarë prej tyre kanë ardhur sot deri në ora 14:00, që të gjithë duke nënshkruar deklaratën e vetizolimit.

MPB-ja sqaron se vetëm dhjetë qytetarë kanë ardhur nga 200 sa pritej të vinin me autobus në Deve Bair.

Dimitrov sot sqaroi se qytetarët që ishin ngujuar në vendkalimin kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, do të vijnë në RMV përmes Rumanisë dhe Bullgarisë, pasi dështoi tentimi përmes Serbisë ardhja e shtetasve të RMV-së.

“Nuk ishte e mundur ajo në atë moment dhe në mënyrë alternative gjetëm zgjidhje duke marrë harmonizim nga Rumania dhe nga Bullgaria që këta njerëz të vijnë në atë mënyrë. Nuk ishte e organizuar, ne nuk kishim njeri të pranishëm. Udhëtimi është zhvilluar në mënyrë individuale, ashtu që vështirë është të parashikohet së pari saktë sa është numri”, ka deklaruar Dimitrov.

Ndryshe, prej dje në mesditë deri në mëngjes numri i shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët kanë dalë nga vendi është 1,331. Ndërsa Qeveria ka vendosur që çdo qytetar i cili do të vendosë të dalë jashtë vendit, duhet të nënshkruajë deklaratë se tre muaj nuk do të mund të kthehet prapa.

TAV Macedonia ka informuar se Aeroporti i Shkupit do të punojë deri të mërkurën në ora 23:59.

LEXO: Dimitrov: Situata nuk po merret seriozisht, edhe përskaj 1.331 persona janë larguar nga RMV-ja
LEXO: Qytetarët që do të dalin nga RMV, do të duhet të nënshkruajnë deklaratë se tre muaj nuk do të kthehen
LEXO: Pas gjendjes së krijuar në Aeroportin e Shkupit, reagon TAV Macedonia

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button