Këshilla e mjekëve: Lexoni libra, gatuani me fëmijët

Izolimi dhe stresi dhe ankthi me të cilin po e përjetojnë njerëzit kohën e koronavirusit po lë edhe pasoja, transmeton TopChannel.

Pyetja e parë: Si mund ta përshkruanit, gjendjen mendore tonën, këto ditë?

‘’Jemi në kushtet e një stresi kolektiv, që ka filluar të bëhet kronik, se sa dolëm nga tërmeti i 26 nëntorit’’, shprehet psikiatria Reli.

Pyetja e dytë: A duhet të na shqetësojnë simptomat e stresit?

‘’Kjo është situatë anormale për të gjithë ne, kështu që gjithë reagimet janë normale’’, shton ajo më tej.

Pyetja e tretë: Çfarë po ndodh me pacientët, janë shtuar po pakësuar?

‘’Ka më pak pacientë tek dera, por më shumë telefonata’’.

Pyetja e katërt: Çfarë këshillash jepni, për ta kaluar sa më lehtë?

‘’Lexoni një libër, gatuani më fëmijët, të përfshihemi në aktivitete të përbashkëta, lojëra, biseda, të cilat ndihmojnë shumë’’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button