ASH: Përkrahim shpalljen e gjendjes  së jashtëzakonshme, edhe pse është ‘pushtet absolut për presidentin’

Partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët (ASH) e mbështet idenë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Ekzistojnë dilema ndërmjet shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe gjendjes së krizës. E para e paraparë me kushtetutë dhe e dyta me ligj. E para do t’i jepte pushtet absolut presidentit dhe e dyta qeverisë”, deklarojnë nga ASH-ja.

ASH-ja thekson se disiplina dhe kujdesi i çdo qytetarit është zgjidhja më e mirë për tejkalimin e kësaj situate, duke kërkuan nga qytetarët të kufizojnë në maksimum lëvizjet.

“Aleanca për Shqiptarë përkrahë idenë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme por, në të njëjtën kohë i bëjmë apel presidentit të shtetit që në kuadër të shtabit të krizës të sigurojë mekanizëm kontrolli nga ana e opozitës në përgjithësi, e në veçanti të asaj shqiptare”, deklarojnë nga ASH-ja.

ASH-ja qëndrimin e tyre e arsyetojnë me atë se kjo gjendje ka ardhur për shkak mosrespektimit të rekomandimeve të dhëna deri tani nga OBSH dhe qeveria.

Ndryshe, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e pret propozimin e kryetarit të Qeverisë teknike, Oliver Spasovski që do t’ia dërgojë presidentit të vendit i cili ka kompetenca për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në shtet.

LEXO: Pendarovski pret propozimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në RMV
LEXO: Xhaferi: Kuvendi nuk do të takohet, presidenti do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme
LEXO: Spasovski: Kërkojmë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në RMV shkaku i virusit korona, tani dhe menjëherë!
LEXO: Pendarovski sqaroi (pa)mundësitë për t’u shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe anulimi i zgjedhjeve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button