Nuk dihet saktë sa automjete hynë në Shkup nga komunat tjera në nivel ditor

Autoritetet e qytetit të Shkupit nuk kanë të dhëna të sakta për numrin e automjeteve që në nivel ditor hyjnë në Shkup, e janë nga qytetet tjera. Dokumenti i fundit që e ka identifikuar këtë shifër është Studimi IDOM i përpunuar në vitin 2012 ,në të cilin thuhet që në kryeqytetin e Maqedonisë, në nivel ditor hyjnë rreth 30.000 automjete nga komunat tjera. Të dhënat e këtilla mund të përdoren në shumë segmente të planifikimit të komunikacionit, veçanërisht në pjesën e zgjidhjes së problemeve me parkim në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Nga Qyteti Shkup për “Meta.mk” thonë që nuk kanë hequr dorë nga ideja për ndërtim të Park & Ride terminale për parkim në periferi të kryeqytetit, të cilat do të dedikoheshin për të lënë automjetet e qytetarëve nga qytetet tjera. Në këtë mënyrë, konsiderueshëm do të zvogëlohej mungesa për vende për parkim në zonën e qytetit. Prapë se prapë, së pari është e domosdoshme që komunat e Shkupit të përcaktojnë lokacione, në planet e detajuara urbanistike të tyre, në të cilat do të ndërtoheshin këto parkingje.

Njëkohësisht, autoritetet e qytetit presin që me Studimin për ristrukturim të transportit me autobusë në Shkup të përfshihet edhe detyra e projektit për rrjetin e ri të linjave urbane-periferike. Përkatësisht, përveç që do të duhet të ndërtohen terminalet e reja për parkim Park & Ride, do të duhet të instalohen linja të autobusëve nga këto lokacione deri në pikat më të rëndësishme në Shkup për transport të qytetarëve që do t’i lënë automjetet e tyre në këto parkingje.

“Sektori për komunikacion pret që nga Studimi për mobilitet në territorin e Qytetit të Shkupit të dalin të dhënat më të mira dhe më relevante ndërsa në lidhje me instalimin e terminaleve për parkim Park & Ride, në suaza të projektit SUMP, ku si bazë do të përcaktohen burimet dhe qëllimet e udhëtimit, gjatësia e udhëtimit e gjatë kësaj, duke e marrë parasysh edhe rrjetin e ri të linjave, me ç’rast do të përcaktohen mikrolokacionet për instalim të terminale për parkim Park & Ride” – thuhet në përgjigjen e Qytetit të Shkupit.

Kryeqyteti për momentin është duke u përballur me probleme serioze me vendet për parkim, veçanërisht në zonën qendrore të qytetit. Shifra të sakta lidhur me këtë çështje nuk ekzistojnë, mirëpo vlerësimet janë që Shkupit i mungojnë rreth 8.000 vende për parkim të automjeteve, me kusht që numri i automjeteve të reja të mos rritet në periudhën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button