Qyteti i Shkupit: Mbani maska dhe doreza nëse udhëtoni me autobusë

Autoritetet  e Qytetit u rekomandojnë shfrytëzuesve të transportit publik të përdorin mjete për mbrojtje personale – maska dhe doreza. Ky rekomandim është në pajtim me masat për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve nga përhapja e koronavirusit.

Qyteti i Shkupit  përkujton qytetarët se të gjitha automjetet e NQP Shkup u nënshtrohen trajtimit shtesë për dezinfektim, që para dy javëve. Çdo automjet, pavarësisht nëse nëse ka qarkulluar gjithë ditën në një linjë të caktuar ose përfshihet në një vozitje, është i nënshtruar në dezinfektim plotësues, si një nga masat për mbrojtje nga koronavirusi.

Automjetet dezinfektohen me spërkatje me preparate adekuate me bazë alkooli dhe Dezintal 10 për qind, ndërsa kryhet edhe dezinfektim me dorë në pjesë të caktuara të automjeteve, siç janë mbajtësit e duarve he ngjashëm. Çdo automjet trajtohet me dezinfektim plotësues njëherë para kyçjes së linjës ose pastaj, varësisht nga dinamika dhe orari i qarkullimit në transportin publik.

Qyteti i Shkupit apelon deri te të gjithë qytetarët që me përgjegjësi të sillen derisa janë në autobus, ndërsa mbeturinat e tyre t’i ruajnë dhe t’i hedhin pas zbritjes nga autobusi.

LEXO: Filipçe: numri i të infektuarve është 35, analizohen dhe 30 persona nga Kumanova, Shkupi, Dibra (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button