Gazetaria në Maqedoni “në gjunjë”

Trysnitë politike, intereset biznesore, vetëcensura, prioritetet e intereseve personale kanë sjellë gazetarinë në Maqedoni në gjunjë.

Pasi para 35 viteve, në vend u themeluan studimet gazetareske, ekspertët janë optimist se fuqia e shtatë do të gjejë rrugën e duhur, megjithatë me frikë se politika dhe dëshira e pronarëve medial do ta mjegullojnë pasqyrën të cilën qytetarët duhet objektivisht ta fitojnë.

Fyerjet dhe kërcënimet kundër gazetarëve janë përditshmëri. Por nga ana tjetër, të shpeshta janë rastet kur punonjësit medial qëndrojnë prapaintereseve të partive politike, që sipas ekspertëve e sjell në rrezik politikën redaktuese të mediave.

Që nga ligji për radiodifuzion dhe ligji për medium, e deri te dekriminalizimi i shpifjes dhe ofendimit, vendi si duket gjatë disa viteve të fundit asessi të dalë nga qorrsokaku medial.

Liria e shprehjes edhe më tej është pika e dobët e gazetarëve. Rënie për 26 pozita shënoi Maqedonia dhe sipas raportit të Reporterëve pa kufij për vitin 2011 vendi gjendet në vendin e 94-të. Nuk janë aq optimiste edhe pritjet për raportin e vitit 2012 i cili duhet të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button