Zvicra druan nga kolapsi i shëndetësisë

Sistemi shëndetësor i Zvicrës do të mund të përjetojë kolaps deri në fund të muajit, nëse koronavirusi i ri vazhdon të përhapet me me shpejtësinë momentale, deklaroi përfaqësuesi i Qeverisë zvicerane, Daniel Koh, njofton MIA.

“Njerëzit të cilët sot janë infektuar do të na kontaktojnë madje për 10 ditë. Duhet të jemi të sigurtë se rritja e virusit do të ngadalësohet që sot, sepse në të kundërtën, për 10 ditë (spitalet zvicerane” nuk mund të luftojnë me këtë” theksoi Koh.

Sipas të dhënave më të reja të autoriteteve zvicerane në vend deri më tani janë infektuar 2.650 persona, ndërsa kanë vdekur 19.

Koh, i cili udhëheq me zyrën federale për sëmundje infektive deklaroi se rritja e përshpejtuar e numrit të të sëmurëve i pamundëson autoritetet të vijnë në të dhëna të sakta për numrin e të infektuarve të ri.

“Është e pamundur të testohet secili i cili do të mund të infektohet”, theksoi Koh.

Zvicra mobilizon rreth 8.000 ushtarë të cilët do të ndihmojnë në shërbimet publike dhe personelin mjekësor. Vendi disponon prej 1.000 deri 1.200 vende të reparteve për kujdes intensiv

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button