Marrëveshja kornizë e Ohrit: ku janë komunitetet tjera?

Marrëveshja e Ohrit vazhdon të perceptohet ndryshe edhe nga Organizatat joqeveritare të bashkësive jo shumicë.

Disa prej tyre gjykojnë se Marrëveshja kornizë ka avancuar vetëm pozitën e shqiptarëve në Maqedoni si bashkësi e dyte shumicë, ndërsa disa të tjerë gjykojnë se Marrëveshja e Ohrit është bazë e mire për zhvillimin e një shoqërie multi-etnike dhe multi-kulturore dhe të gjithë përfitojnë pavarësisht baticave dhe zbaticave që mund të ketë zbatimi i këtij dokumenti.

“Nga kjo Marrëveshje fituan shqiptarët, ndërsa bashkësitë e tjera u diskriminuan. Përfaqësimi i boshnjakëve në administratë nuk është i kënaqshëm. Janë punësuar gjithsej 150 boshnjakë. Veç kësaj boshnjakët vazhdojnë të kenë probleme me marrjen e nënshtetësisë”, tha Asmir Alispahiç nga Bashkësia Kulturore Boshnjake. Ndërsa Elena Alxhika, nga Këshilli i Vllahëve të Rinj tha se edhe pas Marrëveshjes së Ohrit ata nuk kanë të drejtë që të mësojnë në gjuhën e tyre.

“Ne vllahët nuk kemi shtetin tonë dhe Republikën e Maqedonisë e ndjejmë si shtetin tonë ku duam të realizohemi. Edhe pas marrëveshjes së Ohrit ne vllahët nuk kemi të drejtë që gjuhën tonë ta mësojmë nëpër shkolla. Nuk ka asnjë rrugë apo institucion që mban emrin e ndonjë personaliteti vlleh”, tha ajo Ndërsa Ana Mustafova, nga Asociacioni për zhvillim të komunitet rom “SUMNAL” tha se MO paraqet marrëveshje që ka për qëllim përmirësimin e gjendje së përgjithshme në shtet, dhe theks të posaçëm për vlerat specifike të të gjitha bashkësive që jetojnë në Maqedoni.

“Në popull ka një ndjenjë se MO është vetëm për bashkësinë shqiptare. Ne vlerësojmë se kjo nuk është kështu, ata disi i mbyllin sytë para përfitimeve që bashkësitë i kanë nga kjo marrëveshje”, tha ajo.      

Debati është pjesë e serialit të debateve publike në organizim të koalicionit joformal PYKA, i përkrahur nga Projekti i USAID-it për shoqëri civile, i implementuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur- Maqedoni. /portalb//Almakos/

Lajme të ngjashme

Back to top button