Si i përdor Maqedonia e si Shqipëria teknologjitë e reja në arsim?

Më 20 dhjetor, prej orës 10 deri në orën 14, do të mbahet tryezë e rrumbullakët me temë: “Përdorimi i teknologjive të reja në arsim: Këmbim i praktikave ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë”.

Ngjarja organizohet në Qendrën për konferenca dhe studime në kuadër të Bibliotekës popullore dhe universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.

Në këtë ngjarje si mysafirë do të marrin pjesë përfaqësues të ministrive relevante nga Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe përfaqësues nga shkollat dhe institucionet e arsimit të lartë.

Qëllimi është që të këmbehen përvojat dhe praktikat ndërmjet dy vendeve që mund të çojë deri te paraqitja e ideve dhe bashkëpunimeve të reja, ndërsa tema do të përqëndrohet veçanërisht në e-mësimin dhe zhvillimin e veglave për mësim dhe shpërndarje të përmbajtjeve arsimore në internet.

Kjo ngjarje është pjesë e projektit “Ndërtimi i praktikave më të mira ndërkombëtare për përmirësimin e e-mësimit në Shqipëri”, të cilin e implementon Qendra ALTRI nga Shqipëria. Ky projekt është i përkrahur nga programi Lindje-lindje nëpërmjet Fondacionit Shoqëri e hapur Shqipëri. Organizator dhe nikoqir i ngjarjes është fondacioni Metamorfozis. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button