RMV, numri i të infektuarve me virusin korona u rrit në 42

22.30 –  Ministria e Shëndetësisë lajmëroi se edhe 4 persona nga Shkupi dhe 3 nga Dibra kanë rezultuar pozitiv në testin për virusin korona. Me këtë, për sot u rrit numri për 11 persona dhe numri gjithsejt i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut deri në ora 21.00 është 42, transmeton Portalb.mk

Ministria lajmëroi se po testohen edhe 22 persona të tjerë.

*************************

15.00 – Venko Filipçe, ministri i Shëndetësisë në RMV në konferencën për media në ora 15.00 raportoi numri i të infektuarve me virusin korona në vendin tonë, deri në ora 12:00, është 35, transmeton Portalb.mk

“Mbrëmë morëm rezultatet e 4 pacientëve që kishin pasur lidhje me të diagnostifikuarit. Ata kanë gjendje stabile me simptoma të lehtë. Të gjithë pacientët në Shkup dhe në Dibër kanë gjendje stabile. “tha Filipçe.

Ai informoi se testohen edhe 30 persona tjerë: një nga Kumanova, dy nga Shkupi dhe 17 tjerë nga Dibra dhe rrethina.

“Personat nga Dibra nuk kanë simptoma por bëjmë kontroll – skrining, për çdo rast dhe shkon mirë” tha ai.

Filipçe informoi se të gjithë të testuarit që erdhën nga Brukseli mbrëmë kanë rezultuar negativ në testim.

“12 persona u testuan dhe janë negativ, të gjithë udhëtarët do të jenë në vetëizolim 14 ditor” tha ai.

Personat që erdhën nga Deve Bairi (kufiri), siç lajmëroi ai, ata do të çohen në izolim në Demir Kapi.

“Dje në Deve Bair arriti një grup prej 10 njerëzve, të cilët janë vendosur në Pepelishte dhe gjatë natës dhe në mëngjes janë kontrolluar nga epidemiologu dhe në pajtim me vendimin, pasi është e mundur të arrijnë edhe më shumë njerëz, ata do të transferohen në Entin në Demir Kapi. Ka pasur reagime se kushtet aty janë të këqija, se nuk janë adekuate dhe për këtë shkak kemi ndërmarrë masa për transferimin e tyre. Ne jemi në fazë të gatishmërisë së lartë nëse paraqiten qytetarë, të cilët janë të ngujuar në vendkalimet kufitare, duke përfshirë dhe për të gjithë ata të cilët sot vijnë me aeroplan”, tha Filipçe.

“Ka rezerva të mjaftueshme të gjakut” siguroi ai.

Sa i përket shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ai tha se, në fakt sektori i mjekësisë ka funksionuar si në gjendje të tillë.

“Kjo masë e jashtëzakonshme do të ndihmojë në zbatimin e masave të tjera të Qeverisë” tha Filipçe.

Ai tha se nuk do ketë problem në sistemin tonë shëndetësor nëse nuk stërmbushet reparti i Infektologjisë në spital, siç ka ndodhur në Itali.

“Prandaj respektoni masat që i ka propozuar Qeveria, që mos të shtohet numri i të infektuarve” tha ai.

Ka sasi të mjaftueshme të testeve, afër 1.500 në këtë moment, ndërsa ka paralajmërime edhe për donacion të një mijë testeve dhe furnizim tonin edhe me një mijë që duhet të përfundojë gjatë kësaj jave, deklaroi Filipçe në konferencën e sotme për media.

*********************************************************

Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i të infektuarve me virusin korona në vendin tonë, deri në ora 12:00, është 35. Sot në mëngjes kanë dalë pozitiv ndaj virusit korona edhe 4 persona, njofton Portalb.mk.

“Mbrëmë vonë në Aeroportin e Shkupit ka arritur një avion me udhëtarë. Udhëtarët janë testuar dhe janë mbajtur në izolim deri në marrjen e rezultateve. Rezultatet e të gjithë udhëtarëve janë negativë, dhe ata janë lëshuar në izolim të detyrueshëm shtëpiak”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria informoi se personat përkohësisht janë dërguar në kazermën në Pepelishte, ndërkaq atje janë vizituar nga epidemiologë, Sot do të dërgohen në grup të caktuar për izolim në Demir Kapi.

Më shumë informata do të japë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili do të mbajë konferencë për shtyp në orën 15:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button