Carovska i prezantoi masat e Qeverisë për mbështetje të sektorit ekonomik

Zv/kryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, në konferencë për shtyp i prezantoi masat e Qeverisë për të mbështetur sektorin ekonomik në vend, njofton Portalb.mk.

“Kjo do të thotë mbështetje për kompanitë, a janë të rëndësishme edhe për Qeverinë për mbështetje më efikase dhe parimit të solidaritetit”, tha Carovska.

 

Sipas Carovskës, masa e parë për likuiditet të ndërmarrjeve mikro-makro, gjegjësisht 5.5 milionë euro janë dizajnuar me kujdes të madh.

“Çdo kompani do të mundet të fitojë prej 3 deri në 30 mijë euro. Mikro-kompanitë prej 3 deri në 5 mijë euro. Kompanitë e vogla prej 10 deri në 15.000 euro, të mesmet prej 15 deri në 30 mijë euro. Këto kredi pa kamata, grejs-periudhë të pagesës do të mund të paguhen për 2 vjet. Administrimi do të jetë falas”, shtoi Carovska.

Ajo shtoi se masa e dytë është për rrogat.

“Do t’i subvencionojmë kontributet në sektorin e turizmit, transportit, hotelierisë për muajt prill, maj, qershor me qëllim që të subvencionohen kontribute për të punësuarit. Me atë kompania nuk do ta ulë numrin e të punësuarve, që të mos paguajë dividendë në 2020 dhe bonuse apo shpërblime. Vetëm kompanitë që kanë realizuar fitim do t’i kthejnë subvencionet e kontributeve, masa është e drejtpërdrejtë dhe u ndihmon atyre me rezultat më të vogël ekonomik”, tha Carovska.

Carovska foli edhe për fabrikat.

“Një ndër çështjet kyçe është edhe ajo e fabrikave. Qeveria rekomandon që të riorganizohen në turne nëse duhet në 4, me numër më të vogël të të punësuarve në turnin e caktuar. Për hyrje papengesë të automjeteve transportuese, Inspektorati Sanitar do të japë leje për hyrjen që të mos ndalohet këmbimi tregtar në vend”, tha Carovska.

Ajo gjithashtu tha se Qeveria është tërësisht e përgatitur për përballje me pasojat ekonomike të cilat do të jenë të pashmangshme dhe theksoi se do të jetë me rëndësi të madhe ridestinimi i drejtë i resurseve.

“Qëllimi ynë primar është që të bëjmë gjithçka për mbrojtjen e shëndetit publik, mbështetje për të gjithë punëtorët shëndetësor. Dëshiroj të dërgoj mbështetje për të gjithë ata në barnatoret, markete të cilët u shërbejnë nevojave të qytetarëve. Virusi Korona ka sjellë sifda për ekonomikë botërore e cila ka pasoja të paparashikueshme”, tha zv/kryeministrja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button