Jastëkët nuk janë larë 20 vjet, reagojnë qytetarët e parë të futur në karantinën e Krivollakut (VIDEO)

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi sot të hap hapësirat e kazermës së Krivollakut për karantinë me kapacitet deri 200 persona, transmeton Portalb.mk.

Por, të nëntë qytetarët e parë të vendosur në këtë karantinë reaguan menjëherë për kushtet higjienike në këto hapësira.

“Jastëkët nuk janë larë 20 vjet. Këtu do të sëmuremi.Ka infeksione. Si do të flemë këtu në karantinë?! Do të ngrihemi”, reagojnë qytetarët përmes një video-reagimi, duke filmuar hapësirat e karantinës.

Ata vlerësojnë se në këto hapësira do të sëmuren akoma më shumë.

“Nuk ka kushte për pastrim. Kërkojmë të shkojmë në karantinë shtëpiake”, kërkon qytetari, duke u shpreh të bindur se nuk munden të qëndrojnë aty.

Ata kërkojnë që të gjithë së bashku të shkojnë në një karantinë shtëpie, vetëm aty mos të qëndrojnë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button