Ministri Filipçe premtoi se prej nesër dy mjek do të shkojnë në Dibër

Venko Filipçe, Ministri për shëndetësi ka premtuar se nga nesër dy mjek do t’i bashkëngjiten ekipit të mjekëve në Dibër, pasi kryetari i Dibrës sot kishte theksuar nevojën për mjek, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit shëndetësor na duhen sikurse na janë dashur më parë, ashtu si do të na duhen kur këta momente do të jenë e shkuar”, deklaroi Filipçe.

Ai premtoi se se nga nesër në Klinikën e Dibrës do të bashkëngjiten edhe dy mjek.

“Plotësisht jemi të bindur se punonjësit shëndetësor janë një nga më të ekspozuarit edhe gjatë kohës së punës edhe jashtë, por ne duhet të bëjmë çmos që t;i ruajmë, për shkak asaj që në këta kushte dhe në kushtet tjera, ajo është shumë e nevojshme”, deklaroi Filipçe.

Ndryshe, MSH-ja sot raportoi se nga testimi i 10 pacientëve, 5 kanë rezultuar pozitiv në testimin për virusin korona, katër prej të cilëve punonjës mjekësor nga Dibra.

“Pozitive është bashkëshortja e tashmë pacientit të diagnostikuar nga Shkupi dhe 4 punonjësve mjekësor – dy doktor dhe dy motra medicinal nga Dibra”, deklarojnë nga MSH-ja.

Një nga mjekët e Dibrës, Arben Agolli përmes rrjeteve sociale ka bë të ditur se personeli i ordinancës do të jetë në karantinë, pas rezultateve pozitive.

“Për shkak se personeli rezultoi pozitiv prej nesër ordinanca është në karantin 2 javë”, shkroi Agolli në FB.

LEXO: Kryetari i Dibrës: Kërkojmë nga Qeveria që në ditët në vijim të dërgojë mjekë
LEXO: Virusi korona, Zyrtare: 5 qytetarë tjerë me virusin korona, 4 prej tyre punonjës mjekësor nga Dibra

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button