Në farmacitë e Tiranës nuk ka maska dhe as doreza

Mungesa e maskave në farmacitë e kryeqytetit vijon të jetë një shqetësim për çdo qytetar, transmeton OraNews.

Që pas evidentimit të rastit të parë me COCID 19 në Shqipëri, janë rreth 100 qytetarë që paraqiten çdo ditë në farmacitë e Tiranës për maska dhe doreza, por dalin bosh prej andej.

“Ka mbi një javë që maska nuk ka, dorashka nuk ka, alkoole të mëdha nuk ka. Kam vetëm alkoole të vogla”.

Farmacistët pohojnë këtë problem duke thënë se furnizuesit ose nuk kanë gjendje ose nuk u përgjigjen në telefon.

Ata gjithashtu fajësojnë depot farmaceutike për çmimin e lartë të këtyre produkteve.

“Nuk abuzojmë ne me çmimet, por ata që na i sjellin”.

Kontrollet në farmaci për abuzimin e çmimeve nuk kanë munguar, proces të cilin farmacistët e konsiderojnë pengim të punës së tyre.

“Ne menaxhimin e kësaj situate është me rëndësi të përcaktohet roli i gjithësecilit dhe të ndjekim hiearkinë që ka sistemi shëndetësor për të zgjidhur këto problematika.

Në mungesë të maskave në farmaci, këshillohet edhe përdorimi i maskave të realizuar në shtëpi.

“Lani duart sa më shpesh. Jashtë shtëpie përdorni higjenizues dhe sa më shpejt që të bini në kontakt me ujin lani duart”.

Mungesa më e theksuar vihet re te maskat, por njësoj është edhe situata për dezinfektantët dhe alkoolet.

Por këta të fundit thonë farmacistët kanë një çmim thuajse të pandryshuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button