Plani i Qeverisë së RMV-së për autobusët e ardhur nga Italia

Në Seancën e 21-të të Qeverisë së RMV-së, u diskutua në lidhje me autobusët e ardhur nga Italia përmes vendkalimit kufitar Deve Bair, transmeton Portalb.mk.

Në Seancën, që u kryesua nga kryeministri Oliver Spasovki dhe zv.kryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, u vendos që Ministria e punëve të brendshme (MPB) të sigurojë transportin e këtyre udhëtarëve deri në hapësirat e Krivollakut, hapësira që kanë kapacitet deri 200 qytetarë t’i izolon.

Gjithashtu në Krivollak do të vendosen edhe edhe dhjetëra qytetarë që erdhën pasdite, pasi ishin bllokuar në kufirin ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë.

Në Seancë u vendos që Armata e RMV-së të mbyllë perimetrin e Krivollakut dhe ta sigurojë hapësirën në të cilën do të strehohen këta persona, në mënyrë që personat të mos largohen prej tij.

Qeveria në këtë aksion përveç që angazhoi policinë dhe armatën, e angazhoi edhe Ministrinë e Shëndetësisë që të sigurojë ekipe mjekësore për këta persona.

Në Seancë u planifikua edhe ushqimi dhe higjiena edhe për ditët tjera të izolimit për këta qytetarë, duke angazhuar disa institucione:

-Ministria e Mbrojtjes është e detyruar të sigurojë ujë dhe ushqim për nevojat e këtyre personave gjatë ditës së sotme, ndërsa nesër, sipas nevojës edhe nga Zyra e Çështjeve të Përgjithshme dhe të Përbashkët të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore.

-Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është e detyruar të kërkojë përmes UNDP ujin dhe ushqimin për nevojat e këtyre personave për periudhën e ardhshme.

-Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Zyra e Çështjeve të Përgjithshme dhe të Përbashkët kërkohet të ofrojnë tualete të lëvizshëm për nevojat e këtyre personave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button