Xherdan Shaqiri: Jam fokusuar tek Bayerni, nuk më intereson Granit Xhaka

Xherdan Shaqiri është shqiptari i parë që vesh fanellën e Bayern Munchen. Gjatë një interviste për mediat zviceriane, futbollisti i kombëtares së Zvicrës nxjerr bilancet e tij me klubin Bavarez.

Ai ka shprehur edhe ambiciet etij ndërsa nga ana tjetër injoron shokun e tij, Granit Xhaka.  “Bayerni më ka ofruar lukse dhe unë kam bërë të varfërin dhe të pasurin. Për Bayernin dhe familjen do jap gjithçka. Unë jam i barabartë mes të huajve te Bayerni.

“Në fillim të sezonit kontaktoja shpesh me Xhakën. Por, unë nuk jam tip që t’i shkruaj dikujt sms dhe të interesohem për gjendjen e tij. Nuk dua t’ia di fare, nëse Xhaka është titullar apo në stol. Nuk kam kohë të merrem me këto çështje. Graniti e di se çfarë duhet të bëjë. Ai nuk ka nevojë për ndihmën time, ashtu siç nuk ia kam kërkuar unë asnjëherë”, tha Shaqiri për Xhakën

Xherdan Shaqiri ka shënuar mbrëmë në ndeshjen kundër Augsburgut dhe ishte goli i dytë dhe i fundit në atë ndeshje

Lajme të ngjashme

Back to top button