Priten rezultatet e testimit të udhëtarëve që erdhën nga Brukseli në Shkup

Qytetarët që erdhën sot pasdite në Shkup nga Brukseli, do të testohen në lidhje me virusin korona.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe sqaroi se do të testohen vetëm udhëtarët që kanë simptome, ndërsa bashkëudhëtarët tjerë do të presin të izoluar në Aeroport derisa të dalin rezultatet e udhëtarëve të dyshuar, transmeton Portalb.mk.

“Në Aeroportin e Shkupit erdhi aeroplani nga Brukseli me qytetarët tanë. Ata që kanë simptoma do të dërgohen në Klinikën infektive. Derisa të vijnë rezultatet, bashkudhëtarët do të presin në aeroport. Pastaj do të shohim çfarë masa do të marrim, do të shtrihen në spital apo do të vetizolohen”, deklaroi Filipçe.

Ndryshe, sot Ministria e shëndetësisë raportoi se nga testimi i 10 pacientëve, 5 kanë rezultuar pozitiv në testimin për virusin korona. “Pozitive është bashkëshortja e tashmë pacientit të diagnostikuar nga Shkupi dhe 4 punonjësve mjekësor – dy doktor dhe dy motra medicinal nga Dibra”, deklarojnë nga MSH-ja.

MSH-ja theksoi se tashmë numri i pacientëve të prekur me virusin është 31.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button