Stoltenberg uroi Maqedoninë e Veriut: Mirë se erdhe në NATO

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, pasi Senati spanjoll e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO i uroi anëtarësimin e plotë RMV-së.

“Të gjithë aleatët i dëshiruan mirëseardhje anëtares së 30-të. Urime Maqedonia e Veriut“, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.

Ndryshe, Spanja sot e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Ajo ishte shteti i fundit që e ratifikoi këtë marrëveshje. Ajo do ta deponojë ratifikimin në Stejt Department, Uashingtoni do të dërgojë informatë në Bruksel dhe pastaj zyrtarisht nga NATO do të kërkojnë që edhe Maqedonia e Veriut ta dorëzojë në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button