Barcelona e tronditur nga gjendja shëndetsore e Tito Villanova

Tito Vilanova, nuk është mirë me shëndet sipas mediave spanjolle. Trajnerit të Barcelonës, i është rishfaqur kanceri që vuajti gjatë vitit 2011 kur ishte në rolin e zëvendësit të Pep Guardiolës. 

Mediat sportive spanjolle kanë konfirmuar lajmin nga burimet e tyre pranë klubit katalanas, ndërsa Barcelona ka pezulluar të gjitha aktivitetet e parashikuara, përfshirë drekën e Krishtlindjeve që do të mbahej në mesditë. 

Vilanova u operua nga një tumor në nëntor të vitit 2011 dhe u rekuperua totalisht, ndërsa tani duket se i është diagnostikuar një tjetër tumor kancerogjen. 

Tito Vilanova kishte marrë postin e trajnerit të Barcelonës verën që kaloi pasi kishte kaluar të gjitha kontrollet mjekësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button