Kryetari i Dibrës: Kërkojmë nga Qeveria që në ditët në vijim të dërgojë mjekë

Hekuran Duka, udhëheqësi i Qytetit të Dibrës që tashmë është në gjendje krize, sqaroi se Dibra për momentin ka mjaftueshëm mjek, por së shpejti ata do të jenë të pamjaftueshëm, transmeton Portalb.mk.

Ai sqaroi se mjekët janë në ballë të betejës, por ky numër i mjekëve nuk do të mjafton të nesërmen. Gjendjen e produkteve ushqimore dhe medikamebteve e vlerëson pozitiv, por kërkon nga qytetarët që të shmangin daljen ne qytet, sidomos me fëmije.

“Kërkojmë nga Qeveria që në ditët në vijim të dërgojë mjekë, para së gjithash epidemiologë dhe infektologë, si dhe teknikë mjekësorë”, tha Duka.

Ai situatën akoma e vlerëson serioze, duke sqaruar se ekipe mjekësore vazhdimisht janë në terren.

“Një ekip mjekësor me epidemiologë dhe infektologë vazhdimisht janë në terren, ndërsa sot janë në Qendra Zhupë në zbulimin e të sëmurëve eventualë me koronavirus”, theksoi Duka, duke sqaruar se disa pacientë tashmë po mjekohen në shtëpi.

Një nga mjekët e Dibrës, Arben Agolli përmes rrjeteve sociale ka bë të ditur se personeli i ordinancës do të jetë në karantinë, pas rezultateve pozitive.

“Për shkak se personeli rezultoi pozitiv prej nesër ordinanca është në karantin 2 javë”, shkruan Agolli në FB.

LEXO: Filipçe: Katër raste të reja me virus korona – gjithsej 13, gjendje krize në Dibër dhe Qendër Zhupë
LEXO: Spasovski: Gjendja në Dibër dhe Qendrën Zhupa është e qetë
LEXO: 50 ushtarë të Armatës, nga Tetova për në Dibër dhe Qendrën Zhupa, për parandalimin e virusit korona

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button