“EURO 2020” u shty për vitin 2021

Kampionati Evropian “EURO 2020” i Unionit të Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA) është shtyrë për një vit për shkak të frikës së koronavirusit të ri që ka shpërthyer në mbarë globin, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Në llogarinë e saj në Twitter, Shoqata Norvegjeze e Futbollit (NFF) njoftoi se turneu “EURO 2020” do zhvillohet në vitin 2021, respektivisht midis 11 qershorit dhe 11 korrikut të vitit të ardhshëm.

UEFA, organi drejtues i futbollit evropian, në përgjigje të shpërthimit të koronavirusit aktualisht po zhvillon një takim video-konferencash për të diskutuar garat evropiane, përfshirë atë të “EURO 2020”.

Përveç turneut “EURO 2020”, UEFA pritet të vendosë për fatin e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligën.

Koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si Covid-19, për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 152 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) këtë shpërthim e ka shpallu një pandemi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, nga 186.500 raste të konfirmuara numri i vdekjeve aktualisht tejkalon shifrën 7.400, ndërsa mbi 80.500 pacientë janë shëruar.

Numri aktual i rasteve aktive është mbi 98.600, 93 për qind e të cilëve janë në gjendje të qetë dhe 7 për qind në gjendje kritike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button