Wilsonasit vizitojnë qendrat për fëmijë me nevoja të posaçme

Nxënësit e shkollës Woodrow Wilson, dje pasdite vizituan “Qendrën për fëmijë me nevoja të posaçme” dhe shkollën Fillore “Liria” në Tetovë, në kuadër të projektit të parvjetshëm “Event bamirësie për fëmijët me nevoja të posaçme.”

Në vizitë, përveç takimit me fëmijët, nxënësit u dhan fëmijëve dhurata për festat Vitit e Ri nga me të ndryshmet: lojëra, ëmbëlsira e sheqerka, tesha, kartolina, mjete shkollore, si dhe një bredh për Vitin e Ri të cilin e dekoruan bashkërisht me fëmijët. Të gjitha dhuratat ishin të donuara nga vetë nxënësit, stafi, dhe administrata e shkollës Woodrow Wilson.

Znj. Elita Masha, drejtoresha e shkollës Woodrow Wilson, tha që kjo vizitë e përvjetshme do të vazhdoj edhe vitet e ardhëshme dhe se një bashkëpunim i tillë do të vazhdoj edhe më tujte me vizita të tjera të nxënësve në kuadër të punës sociale të cilën nxënësit e bëjnë si pjesë thelbësore e platformës së shkollës për shërbim social. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button