fbpx

Todorov dhe mjekët: Kemi qëndrime të çelikta për të cilat nevojitet më shumë kohë bisedimesh

Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov dhe Sindikata e pavarur e Qendrës klinike presin brenda dhjetë ditë apo dy javë të gjejnë zgjidhje përfundimtare për modelin e pagesës sipas kontributit, i cili shkaktoi grevë mes mjekëve.

Dy qëndrimet e çelikta rreth të cilave të dyja palëve do t’ju nevojitet më shumë kohë që të arrihet marrëveshje nëse do të ketë dënime dhe shpërblime. Siç deklaroi Todorovi, është biseduar për vendosjen e modelit amerikan, gjegjësisht pagesën kuartale që do të thotë vlera e mesme e kontributit në tre muajt, që të paguhet gjatë tre muajve të ardhshme.

“Biseduam për një model, pagesën kuartale të kontributit dhe po orvatemi që parimet e të dyja palëve të mos shkelen, gjegjësisht të fitojnë parimet edhe të reformës, por edhe të kërkesave të palës tjetër, të këshillit grevistë dhe në njëfarë mënyre të gjithë të dalim me kokë ngritur nga kjo situatë e pakëndshme në të cilën kemi hasur. Pres që ky trend pozitiv në fund të jep fryte dhe të kemi kënaqësi që gjatë ditëve të ardhshme të dalim me zgjidhje konkrete. Ne debatuan për modalitetet e zgjidhjes, me qëllim që nga kjo situatë të mos ketë fitimtarë dhe humbës”, deklaroi Todorov. 

Nëse do të ketë rritje të rrogave të mjekëve ende nuk dihet, mjekët dhe ministri bisedojnë edhe për çështje, por zgjidhje përfuundimtare nuk ka.

 Kryetari i Sindikatës së pavarur të Qendrës klinike, Dejan Stavriç deklaroi se tani për tani vazhdojnë me grevën derisa nuk arrihet ndonjë marrëveshje.

“Mendoj se duhet të gjithë të jemi të kënaqur që jemi ulur në tryezë. Janë dhënë ofertat e para, rreth asaj do të diskutohet. Ato do të jenë negociata intensive kur edhe mund të vjen deri te moratoriumi eventual i grevës nëse arrihen marrëveshje, nuk flas për marrëveshjet përfundimtare, sepse marrëveshjet përfundimtare janë marrëveshjet kolektive”, deklaroi Stavriç. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button