Virusi korona, BFI: Pezullohet falja e namazit me xhemat në xhami, muezinët do ta thirrin ezanin

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që ta pezullojë faljen e namazit të organizuar me xhematë nëpër të gjitha xhamit, megjithatë muezinët e xhamive do ta thirrin ezanin në çdo kohë të namazit, njofton Portalb.mk.

Më poshtë ua sjellim vendimin e BFI-së:

  1. Pezullohet falja e namazit të organizuar me xhematë nëpër xhamitë e vendit, por, muezinët janë të detyruar të thirrin ezanin nëpër xhami në çdo kohë të namazit.
    2. Pezullohet falja e namazit të xhumasë nëpër të gjitha xhamitë e vendit, dhe për këtë besimtarët islam kanë për obligim që në shtëpitë e tyre të falin namazin e drekës.
    3. Në raste se kemi xhenaze si pasojë e Korona virusit, ceremonia e varrimit të xhenazes bëhet nga organet kompetente, të përgatitura me mjetet e duhura, kurse falja e namazit të xhenazës dhe ceremonitë tjera sipas sheriatit islam bëhen pasi të bëhet varrimi. Ky rregull vlen edhe për ato kufoma që eventualish vijnë nga jashtë vendi.
    ** Ky vendim është detyrues deri në krijimin e kushteve dhe rrethanave të përgjithshme që do të mundësojnë që BFI të sjellë vendim tjetër

REKOMANDIME

1.Bashkësia Fetare islame, rekomandon besimtarët islam që t’ju largohen të gjitha tubimeve masive.
2.Bashkësia Fetare Islame gjithashtu rekomandon besimtarët islam që të jenë të qetë dhe duke u mbështetur në besimin e tyre, të ndjekin udhëzimet e njerëzve kompetentë, të mos bëhen viktima të panikut të panevojshëm sepse paniku është më i dëmshëm se vetë virusi dhe mund të shkaktojë pasoja të paparashikueshme.

ARRSYETIME

Për të arsyetuar këtë vendim dhe këto qëndrime të BFI në RMV, po i paraqesim përpara opinionit disa nga argumentet tona për këtë vendim e që mbështeten në parimet fetare islame.

1. Ajeti kur’anor ku Allahu xh.sh thotë: “dhe mos e sillni veten tuaj në shkatërrim, por bëni mirë; se Perëndia me të vërtetë i do bamirësit. El bekare: 195
2. Hadithi i pejgamberit a.s. ku thotë: “Nëse në një vend bie ndonjë epidemi, ata që janë brenda atij vendi nuk guxojnë të dalin nga aty, kurse ata që janë jashtë nuk guxojnë të udhëtojnë në atë vend”.
3.Ruajtja e shëndetit është detyrim islam, sepse të gjitha obligimet tjera islame, janë në shërbim të ruajtjes të shëndetit.
4.Rregulli që buron nga jurisprudence islame është: “Preventiva është më e mire se sa mjekimi”
5. Po ashtu, sipas jurispridencës islame, veprimet dhe vendimet të cilat merren nga shumica, vlejnë dhe duhet të aplikohen nga të gjithë. Në këtë drejtim, me që epidemia e virusit korona po përhapet masivisht dhe masat që po ndërmerren në drejtim të frenimit të tij ndërkombëtarisht janë bërë unanime, BFI del në përkrahje praktike të vendimeve të përbashkëta.
6. Në rastet kur ekzistojnë dilema të çfarëdolloj natyre, vendimi institucionit dhe organeve kompetente është përfundimtar dhe i shuan të gjitha dilemat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button