Abdyladi Vejseli kandidon për DR-në në Tetovë?

Edhe partia Demokracia e Re ka shprehur interesim të nxjerrë kandidat nga radhët e tyre për Komunën e Tetovës.  Flitet se biznesmeni Abdyladi Vejseli është një nga emrat e mundur si kandidat i propozuar nga kjo parti, shkruan Ina.

Abdyladi Vejseli ka qenë ish lider i partisë PPD, ai disa herë ka qenë në koalicion me BDI-në dhe PDSH-në. Ai njëherë ka kandiduar për Tetovën në viti 1996 kur humbi nga Alajdin Demiri. 
Demokracia e Re (DR) thotë se Vejseli ka konfirmuar se ka marrë ofertën por ende nuk ka kthyer përgjigje. Vejseli nuk ishte i kapshëm për koment.

Ndryshe, dje u bë e ditur se RDK-ja e Rufi Osmanit jo-zyrtarisht synon të kandidojë akademikun Abdylmenaf Bexheti.

PDSH tani më e ka konfirmuar ri-kandidimin e Sadi Bexhetit ndërsa nga radhët e BDI-së përmenden ish kryetari i Tetovës Hazbi Lika, Teuta Arifi si dhe Ibrahim Dehari. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button