OBSH punon me platformat sociale për të parandaluar lajmet e rreme

Qeveritë duhet të përmirësojnë masat paraprake në lidhje me përhapjen, diagnostikimin dhe trajtimin e koronavirusit, tha për Anadolu Agency (AA) zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Fadela Chaib.

Chaib tha se sistemet e emergjencës do të jenë gati, por duhet të përmirësohet aftësia për diagnostifikim dhe trajtim, pajisjet e spitaleve duhet të jenë gati në çdo kohë si dhe të përmirësohet kujdesi mjekësor për shpëtimin e jetës.

Ajo i këshilloi të gjithë të zbatojnë rregullat e higjienës, të ndjekin udhëzimet nga zyrtarët ndërkombëtarë të shëndetësisë dhe burime të besueshme të informacionioneve siç është OBSH-ja.

Chaib shtoi se për të parandaluar lajme të rreme për virusin e njohur si Covid-19, OBSH-ja do të bashkëpunojë me platformat e mediave sociale si Twitter, Facebook, Pinterest, Tencent dhe Tiktok.

Në vendet më të goditura nga pandemia, bashkëpunimi do t’u mundësojë përdoruesve të drejtohen automatikisht në faqen e internetit të OBSH-së.

Ndërkohë, Tarik Jasareviç, një tjetër zëdhënës i OBSH-së, tha se “çdo shtet duhet të ndërmarrë hapa në varësi të kushteve dhe përhapjes së virusit në vendet e tyre”.

“Gjëja më kritike është të gjithë që punojnë së bashku dhe të përmbushin përgjegjësitë e tyre. Ne i ftojmë qytetarët të ndjekin udhëzimet nga zyrtarët shëndetësorë dhe t’i ndihmojnë të tjerët sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ai, duke shtuar se është e rëndësisë jetike për të moshuarit të shmangin vendet e mbushura me njerëz.

Virusi u shfaq fillimisht në dhjetor në qytetin kinez Wuhan dhe është përhapur në të paktën 146 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandemi botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button