RMV, Banka Popullore: Mos përdorni para të gatshme për pagesë, përdorni kartela

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut është institucioni i radhës që ka ndërmarrë masa për parandalimin e përhapjes së mëtejmë të virusit korona. Së fundmi, ato kanë dalë me një thirrje për përdorimin sa më të reduktuar të parave të gatshme, pasi ato vlerësohen si një nga kanalet e shpeshta për transmetim të infeksionit, njofton Portalb.mk.

“Për shkak të parandalimit të transmetimit eventual të infeksionit, apelojmë që të ulet përdorimi i parave të gatshme dhe të përdoren më shumë kartelat për pagesë dhe alternativat e tjera, mënyrat elektronike, mënyrat elektronike të kryerjes së transaksioneve. U rekomandojmë edhe bankave që të shqyrtojnë mundësitë për ulje të provizioneve që kanë të bëjnë transaksione pa para të gatshme. Me qëllim që të ulen rreziqet nga përdorimi i parave të gatshme, kemi vendosur protokolle të përforcuar për veprim, që kanë të bëjnë me tërheqjen e rregullt të kartëmonedhat dhe monedhat që janë në qarkullim dhe mbajtjen e tyre në karantinë para lëshimit të serishëm në qarkullim”, thonë nga Banka Popullore.

Po ashtu, kanë porositur për kujdes gjatë përdorimit të devizave të huaja që është sjellë nga një shtet tjetër dhe paraqet rrezik të lartë për transmetimin e infeksionit. Rekomandohet që ajo të këmbehet në banka apo këmbimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button