Shkup, u mbajt festivali edukativ i filmit për fëmijë “Festivali jonë i vogël”

Prej 14 deri më 16 dhjetor, në Shtëpinë e ARM-së u mbajt fesivali edukativ i filmit për fëmijë “Festivali jonë i vogël” (??? ??? ????????), që ishte i dedikuar për nxënësit e moshës prej 9 deri 12 vjeçare. Këtë vit, në festival morën pjesë nxënës nga disa komuna të Republikës së Maqedonisë, por në të ardhmen pritet që ai të shndërrohet në manifestim tradicional që do t’i përfshijë të gjithë fëmijët e vendit.

“Festivali jonë i vogël” ka për qëllim ngritjen e vetëdijes kulturore dhe nivelit të edukimit joformal te fëmjët, ndërsa në programin e saj janë përfshirë një numër i madh punëtorish edukative, projektime të filmave për fëmijë të produksionit evropian dhe shumë përmbajtje të tjera zbavitëse.

“Festivali jonë i vogël” u organizua nga ana e produksionit “Nashe Maallo” me rastin e 15 vjetorit të ekzistimit të tij, dhe atë e përkrahu Ministria e kulturës e Republikës së Maqedonisë, Kabineti i Kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Zyra e BE-së në Shkup, Fondacioni Metamorfozis, si dhe komunat Veles, Çair, dhe Qendra kulturore-informative e serbëve në Maqedoni.

Fondacioni Metamorfozis organizoi dy punëtori në kuadër të festivalit: “Nevoja për ripërdorim” dhe “Me kujdes në internet, për bisedë (chat) të sigurt”.

Në punëtorinë “Nevoja për ripërdorim” fëmijët përgatitën zbukurime kreative për Vitin e Ri nga mbeturina të imëta elektronike. Punëtoria u organizua me ndihmën e organizatës “Greener”, ndërsa fëmijët mësuan se çka janë mbeturinat elektrike dhe elektronike dhe si duhet të ballafaqohen me to./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button